Ishin bërë gati për t`i vjelë por breshëri ua prishi planet.
Stuhia e breshërit që përfshiu juglindjen të hënën dëmtoi me qindra hektarë me mollë.
Qatromi është një fshatrat e bashkisë së Korçës ku moti i keq ka shkatërruar të gjithë prodhimin.
Veç frutit breshëri ka dëmtuar edhe pemët, duke rrezikuar edhe prodhimin e vitit pasardhës. Fermerët kërkojnë kompesim të dëmeve,në kushtet kur shpenzimet për inputet bujqësore janë rritur disa herë.
Dëme nga breshëri ka pasur edhe në pjesën më të madhe të fshatrave të bashkisë së Devollit dhe disa fshatra në bashkinë e Maliqit./abcnews.al