Evertoni nuk ia ka dalë që të marrë fitore ndaj Brentfordit edhe pse të besuarit e Frank Lampard kaluan dy herë në avanatazh.
Evertoni shnëoi që në minutën e 10-të të takimit, ku Calvert-Lewin do i jepte avantazhin skuadrës së tij. Vetëm 8 minuta do të zgjaste festa për Lampard, pasi djemtë e tij bënë gjithçka kaq. Branthwaite doli me të kuq, ndërsa Coleman realizoi autogol.
Në fund të pjesës së parë Everton do të shënonte përsëri me penallti, ku Richarlison do të tregohej i saktë nga pika e bardhe e penalltisë. Brentford nuk e kishte thënë akoma fjalën e tij të fundit, pasi edhe pse nuk ka objektiva, arriti të përmbyste shifrat duke shënuar dy herë. Wissa dhe Henry do t’i shkaktonin humbjen Lampart, i cili tashmë ka shansin e fundit ndaj Crystal Palace , pasi duhet patjetër fitorja për të qëndruar mes më të mirëve në Premier League. /f.a/abcnews.al