Brentford do të thotë rekord/ Skuadra angleze realizon diçka të pa precedentë në Angli

schedule12:41 - 10 Tetor, 2024

schedule 12:41 - 10 Tetor, 2024

Është padyshim pa precedent. Brentfordi I trajnerit Tomas Frank është kthyer në një veçanti dhe kuriozitet të Premier Ligës angleze, dhe meriton një vend në librin Gines.

Si mund të mendohet ndryshe për një skuadër që për tri ndeshje radhazi të kampionatit shënon që në minutën e parë.

Gjithçka po ndodh këtë sezon dhe nisi në 14 shtator në sfidën në fushën e Mançester Sitit.

Joan Uisa realizoi që në sekondën e 22-të, ndonëse kampionët fituan 2-1 me dy gola të Halandit.

Pastaj erdhi sfida në stadiumin e ri të Totenhemit, që gjithashtu nisi shkëlqyeshëm.

Brajan Mbeumo tundi rrjetën e “gjelave” pas vetëm 23 sekondave!

Gjithsesi, nuk kishte përfunduar ende.

Në 28 shtator u luajt në shtëpi kundër Uest Hemit, dhe skuadra tjetër londineze sërish u godit tepër shpejt.

Ishte përsëri Mbeumo që këtë herë realizoi pas 37 sekondave, ndërsa përballja u mbyll në barazim 1-1.

Kaq vlen për rekord Gines, por golat e hershëm janë bërë specialitet I ekipit të trajnerit Frank.

Fundjavën e kaluar, në 5 tetor, Brentfordi e bëri edhe një herë, ndonëse 60 sekondat e minutës së parë të ndeshjes u kaluan.

Natan Kolins shënoi pas 76 sekondave në fitoren 5-3 ndaj Uolvesit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!