Brenga e tregtares nga Saranda, Fatbardha Nesturaj: Nuk ndoqa studimet e larta

schedule20:41 - 16 Dhjetor, 2023

schedule 20:41 - 16 Dhjetor, 2023

Është nga ato tregtare që nuk e zë vendi. Gjithë ditën sistemon e pastron në hapësirën që ka brenda tregut të Sarandës.

Kjo është Fatbardha Nesturaj. E qeshur dhe gojëmjaltë me këdo. Të merrej me tregti nuk ka qenë ëndrra e saj. Prindërit iu frikësuan trazirave të viteve të para të demokracisë dhe për sigurinë e saj e privuan nga studimet. Me fatin u pajtua lehtë dhe fill pas përfundimit të gjimnazit nisi të punonte në treg me prindërit.

Vështirësi ka pasur shumë por puna me familjaret e saj ja ka lehtësuar sfidat. Detyrat i kishin të ndara. Fitimet vitet e para kanë qenë të larta, me kalimin e viteve të ardhurat e përftuara nga kjo punë janë ulur. Me të gjithë ka krijuar marrëdhënie të mira por turistët e huaj ja mbushin zemrën. Aq të ngushta I ka marrëdhëniet me disa prej tyre saqë japin e marrin dhurata.

Sfidat në këto 32 vite punë të përditshme nuk i ka pasur të pakta por Fatbardha e ka gjetur sekretin e kalimit të tyre, me buzëqeshje.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!