Brenda shtëpisë në Greqi ku shqiptari vrau ukrainasen, flet vajza: Mami ishte e frikësuar

schedule18:51 - 19 Tetor, 2020

schedule 18:51 - 19 Tetor, 2020

Vajza e 43-vjeçares ukrainase që u ekzekutua së bashkë me partnerin grek në Loutraki ka thyer heshtjen duke folur për mediat në Athinë. 20-vjeçarja ishte i vetmi person që e dinte mënyrën sesi ish-partneri shqiptar e trajtoi nënën e saj, që më pas e ekzekutoi.

Ajo ishte kërcënuar. Ajo kishte frikë prej tij. Kishte frikë. Mami nuk foli kurrë, ajo ishte e mbyllur. Unë e di shumë mirë që ajo kishte frikë dhe kishte takuar një burrë të ri, është njerëzore kështu që të gjithë mund të vazhdojmë jetën tonë. 

 

Ky është Niko, shqiptari që vrau të dashurën ukrainase me bashkëshortin në Mykonos

 

Lexo edhe: Ky është Niko, shqiptari që vrau të dashurën ukrainase me bashkëshortin në Mykonos

Sigurisht që kjo nuk i pëlqente atij. Ajo është nëna ime, mënyra se si ka ndodhur ngjarja është çnjerëzore” tha vajza e 43-vjeçares Fotini.

45-vjeçari shqiptar xheloz për marrëdhënien e re të ukrainases me grekun, pasi i gjeti bashkë në shtëpinë e 43-vjeçares i goditi disa herë me hanxhar duke u marrë jetën.

Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet brenda shtëpisë, ku ndodhi ngjarja horror, që tronditi Greqinë, ndërsa dyshimet e autoriteteve greke janë se shqiptari, gjurmët e gishtave të së cilit u gjetën brenda banesës, është arratisur drejt vendlindjes për t’u fshehur./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!