Kryeministri Edi Rama shtroi mbrëmjen e sotme një darkë në Elbasan për ambasadorët e BE-së, Britanisë dhe SHBA-së të akredituar në Shqipëri.
“ABC” publikoi pamjet e momentit kur kreu i qeverisë, ministrat dhe ambasadorët futen në ambientet e restorantit të dalje të qytetit të Elbasanit, në Labinot.
Në media kanë dalë edhe fotot e para brenda ambienteve të restorantit ku po darkon kabineti me shefat e diplomacisë, mes tyre ambasadorja Yuri Kim./ Abcnews.al