Gleison Bremer është një lojtar i Juventus edhe pse në jo mënyrë zyrtare.
“Zonja e Vjetër” ka rënë dakort me klubin e Torinos për shifrat e 47 milionë eurove dhe me mbrojtësin ka rënë dakort për një pagë prej 5 milionë euro në sezon.
Qendërmbrojtësi brazilian do të rikthehet në Torino në orët e vona të natës dhe nesër pritet të bëhen ekzaminimet mjekësore dhe më pas nënshkrimi i kontratës.
Juventus fitoi duelin me Interin për shërbimet e mbrojtësit më të mirë të Serie A sezonin e kaluar./ h.ll/abcnews.al