Ndër lojtarët më të mirë të sezonit të fundit të Serisë A, Gleison Bremer po përgatitet të përjetojë një verë si protagonist edhe jashtë fushës, pasi për të do të ketë një merkato të “nxehtë”.
Mbrojtësi i Torinos, në fakt, prej disa kohësh është në qendër të vëmendjes së skuadrave të mëdha por jo vetëm, teksa Interi është në “pole-position” për shërbimet e tij.
Gleison Bremer flet nga Brazili për “Flow Sport club”, në një transmetim të realizuar nga ish-lojtari, Ze Roberto.
“Ku do të shkoj për të luajtur? Po flas për këtë me agjentin tim dhe për momentin nuk kemi caktuar asgjë. Nuk e di nëse do të qëndroj në Itali apo do të shkoj jashtë vendit. Gjëja e vetme themelore është të provoj Champions League.
Gjithçka do të përcaktohet në ditët në vijim, në javët e ardhshme”, është shprehur mbrojtësi i Torinos. /f.a/abcnews.al