Bregu: Policia nuk e kërkon për të gjallë Ervis Martinajn

schedule22:48 - 11 Tetor, 2022

schedule 22:48 - 11 Tetor, 2022

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka komentuar sërish fatin e Ervis Martinajt.

Duke u ndalur tek interesi i madh publik ndaj Martinajt, Bregu tha se kanë qenë hetimet e dyshimta që kanë rritur profilin e tij në interesin e publikut.

Ndërsa theksoi se kjo ngjarje do të vazhdojë shumë gjatë pasi policia nuk po e kërkon për të gjallë, por po e kërkon që ta rapoertojë të zhdukur.

Sipas tij një nga arsyet pse SPAK nuk e merr përsipër hetimin e Ervis Martijnajt është se nuk kanë asnjë provë ligjore.

Policia nuk ne kërkojnë për të gjallë e kërkojnë për statusin e të humburit, po ja kërkon dhe SPAK-t, por SPAK nuk e pranon se nuk ka asnjë provë ligjore”, tha Bregu.

/Abcnews.al/