Ylli i Skënderbeut, Dejvi Bregu, ka dhënë një intervistë për Fan Zone në Supersport, aty ku tha disa batuta të bukura, si dhe shpjegoi transferimin që dështoi, për shkak të situatës me Koronavirus.
“Të them të drejtën, shumicën e kohës jam në shtëpi dhe me oraret që na ka lënë shoqëria, dal në stërvitje. Në lidhje me transferimin tim, ky është fati, nuk kam çfarë të them.
Si unë, si Skënderbeu, ishim në formë të mirë, të vjen keq që u ndalua gjithçka. Por që këto janë gjëra që nuk i vendosi as unë, as kushdo tjetër. Shpresoj që të ndodhi diçka pozitive, amin!
Me kë po e kaloj kohën? Të them të drejtën, në këtë kohe Korone, as femrat nuk po na afrohen. Faleminderit për intervistën, ju përqafoj nga larg, siç thotë dhe Kryeministri ynë”, tha Dejvi Bregu./abcnews.al