Bregu kundër rrymës: Sulmi i Teutës, si i rivalëve! Shfrytëzojmë ndalesat e Vllaznisë

schedule21:06 - 24 Shkurt, 2021

schedule 21:06 - 24 Shkurt, 2021

Teuta ka gjetur ecurinë pozitive dhe në tre ndeshjet e fundit ka marrë pikët e plota. Dejvi Bregu, sulmuesi anësor i durrsakëve, flet për këto duele dhe jo vetëm. “Kanë qenë tri fitore të rëndësishme që ne i kemi kërkuar. Kemi zhvilluar lojëra të mira, ndaj erdhën rezultatet. Shpresojmë që të kemi vazhdimësi”, shprehet vlonjati.

Ai pret që shkodranët të ndalen sërish me Tiranën: “Asgjë nuk ka mbaruar, jemi në garë për titullin. Shpresojmë që edhe me ndalesën e ardhshme të Vllaznisë të jemi në rrugë të mbarë”. Në lidhje me ndeshjen kundër Teutës, për Supersport Bregu shton:

“Kemi besim tek aftësitë tona, pasi kemi ekip të mirë. Edhe Kukësi ka ekip të fortë dhe një trajner me eksperiencë. Shpresoj të jetë ndeshje e luftuar dhe në fund të fitojmë ne”. Shpesh Teutës i është vënë në dukje mungesa e golave, ndërsa Brehu ka këndvështrimin e tij në lidhje me sulmin.

“Nuk shoh ndonjë diferencë mes sulmit tonë dhe sulmeve të ekipeve rivale. Ky është opinion i të tjerëve, s’kam çfarë shtoj. Shpresoj që mbrojtja jonë të vazhdojë në këtë rrugë”, ka përfunduar Bregu deklaratën e tij. /abcnews.al