Bregu: Kjo paraqitja ime më e mirë, luaj kudo për Teutën

schedule16:01 - 12 Nëntor, 2020

schedule 16:01 - 12 Nëntor, 2020

Teuta ka marrë triumfuar thellë sot ndaj Kastriotit me shifrat 5-0. Protagonist ishte edhe Dejvi Bregu, që ishte shkaktari kryesor i autogolit të portierit Puja, por edhe një rrezik i madh për kundërshtarët gjatë gjithë betejës. Pas ndeshjes për “Supersport” sulmuesi foli për ndeshjen e sotme dhe objektivat.

“Kjo ishte një nga paraqitjet e mia më të mira te Teuta. Më ka munduar shumë ritmi dhe stërvitja. Jemi skuadër me këmbë në tokë. Shikojmë ndeshjet hap pas hapi. Nuk mendojmë për objektivat madhorë. Mund t’i arrijmë të gjitha objektivat. I kemi mundësitë.

Teuta ka mbajtur 90% të grupit dhe ka bërë përforcime shumë cilësore si Karabeci, Krasniqi, Daja. I kemi të gjitha mundësitë, por jo me fjalë, duke i treguar në fushë këto gjera. Tirana është ekip i madh, Kukësi është aty, por edhe Laçi.

Roli ku ndihem më mirë është i majtë, u bë disa vite që luaj aty. Por kemi diskutuar edhe me trajnerin që në qoftë se ka nevojë ekipi do të sakrifikoj dhe do të luaj ku ka ne nevojë ekipi”, u shpreh Bregu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!