Lojtari Shqiptarë, Dejvi Bregu, ditën e sotme ka arritur të shënojë dy gola për skuadrën e tij Boluspor kundër Erzurum BB.
Përpos dy golave personal të shënuar nga ish-lojtari i Skëndërbeut dhe Teutës, nuk i mjaftuan Bolusporit të merrte pikë teksa është mposhtur me shifrat 3-2.
Dejvi Bregu në eksperiencën e parë të tij në një kampionat jashtë Shqipërisë, me Boluspor është kthyer në një lojtarë të rëndësishëm, duke u aktivizuar në të gjitha ndeshjet në 13 të tilla në këtë sezon teksa ka arritur të shënojë 2 gola teksa ka dhënë edhe 2 assite.
Në këtë ndeshje ishin në fushën e lojës edhe Gentian Selmani, Odise Roshi, ndërsa lojtari i përfaqësueses Kosovare Herolind Shala u aktivizua për disa minuta në fund të takimit. /f.a/abcnews.al