Bregu i Lumit, Tabaku: Qeveria t’i dëmshpërblejë

schedule16:28 - 5 Dhjetor, 2018

schedule 16:28 - 5 Dhjetor, 2018

Nga Bregu i Lumit në Tiranë, deputetja e Partisë Demkokratike Jorida Tabaku, i ka bërë thirrje qeverisë të dëmshpërblejë banorët, të cilëve u preken banesat nga zgjatimi i bulevardit të ri në Tiranë. Sipas deputetes demokrate qeveria po përdor dy standarte, në trajtimin e këtyre qytetarëve. Tabaku u shpreh se disa prej banorëve janë shoqëruar në komisariat, ndërkohë që i bëri thirrje policisë të mos përdoret politiksht.

Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike: “200 familje deri në këtë urë janë dëmshpërblyer, ndërkohë që këto banorë 40 familje i kërkojnë që të dalin nga shtëpia pa asnjë dëmshpërblim pa asnjë dokument ligjor, pa asnjë letër. Shtetit ka ardhur dhe i ka kërkuar që të dalin nga shtëpitë dhe nuk i ka sjellë asnjë vendim zyrtar. Sot disa nga këta banorë janë shoqëruar në komisariat. I bëj thirrje policisë që të distancohet nga thirrjet e paligjshme dhe antikushtetuese të Bashkisë Tiranë. I bëj thirrje policisë të mos i cënojë më banorët, i bëj thirrje policisë të vijë këtu të diskutoi me banorët dhe ti japë atë që i premtoi, dëmshpërblim me vlerën e tregut. Në qoftë se këta banorë këtu u dëmshpërblyen me 230 mijë lekë metri katror. Kryetari i bashkisë i premtoi që do ti shpërblejë me 500 mijë lekë metri katror. Ndërkohë që sot bashkia është zhdukur, qeveria është zhdukur. I bëj thirrje qeverisë që të mos përdorë dy standarte. Ti lejojë këto banorë që në pronën e tyre, që në pjesën më të madhe të rasteve është ose e legalizuar ose ne proces legalizimi të trajtohen si banorë dhe si qytetarë të Tiranës.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!