Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonat turistike.
Ashtu sikurse njoftoi më herë sot ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, operacioni nisi në Dhërmi dhe do të vijojë më pas në të gjithë vendin. IKMT ka nisur të shembë mesditën e sotme dy godina, të cilat rezultojnë pa dokumentacionin përkatës.
Sakaq, ministri tha se ndërprerja e aksionit “Bregdeti ynë” ishte e përkohshme për të mos penguar në sezonin turistik. g.v/abcnews.al

