Bregdeti i Shëngjinit bëhet gati për të pritur pushuesit

schedule13:28 - 22 Shkurt, 2019

schedule 13:28 - 22 Shkurt, 2019

Në prag të sezonit turistik, autoritetet vendore të Shëngjinit kanë nisur ndërhyrjet, në mënyrë që bregdeti të jetë gati për vizitorët.

Vizitorët nuk mungojnë në ditët me diell. Në Shëngjin numri i tyre ka ardhur në rritje. Për këtë arsye, krijimi i kushteve në zonën bregdetare ka sjellë domosdoshmërinë e ndërhyrjeve. Administratori i Shëngjinit, Gjok Deda, thotë se ky është fillimi. Më pas do të ketë ndërhyrje të tjera.

Gjok Deda: Po bëjmë largimin e rërës nga deti. Po pastrojmë lulishten anësore. Do të vazhdojmë me mbjelljen e pemëve dekorative dhe sivjet do ta fillojmë plazhin më herët se vitet e tjera.

Në Bashkinë e Lezhës, Bregdeti nuk shihet vetëm si turizëm veror. Drejtori i Turizmit në këtë bashki, Ardian Laçi, është i bindur se zgjedhja e Shëngjinit edhe gjatë stinës së pranverës do të jetë e madhe.

Ardian Laçi: Bregdeti i Shëngjinit nuk është një turizëm vetëm 3 mujor. Bregdeti i Shëngjinit është 12 mujor. Në përshtatje kjo me 300 ditët me diell që ka kjo zonë që mundësojnë dhe vizita ditore, familjare të organizuar a dhe ne si bashki po bëjmë që të gjitha që këto resurse që ka Lezha në përgjithësis dhe Shëngjini në veçanti të promozvimin që meritojnë.

Bashkia e Lezhës kërkon një përfshirje më të madhe të të gjithë aktorëve në përmirsimin e kushteve kryesisht në bregdet që ka edhe përqendrimin më të madh të vizitorëve e turistëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!