Brdaric: Penalltia ndryshoi rrjedhën e lojës, na penalizoi edhe fusha

schedule19:23 - 12 Mars, 2022

schedule 19:23 - 12 Mars, 2022

Vllaznia u mposht në shtëpinë e saj me shifrat 1-2 në klasiken e Shqipërisë të luajtur në “Loro Boriçi” ndaj Tiranës.

Një humbje kjo që dhemb në kampin e kuqebluve të cilët nuk mundën të ruanin avantazhin e pjesës së parë, ndërsa Latifi humbi edhe një penallti, duke i hequr mundësinë skuadrës të arrinte avantazhin e dyfishtë.

Pas ndeshjes Thomas Brdaric theksoi se penalltia ndryshoi të gjithë rrjedhën e lojës.

“Pikë së pari, urime Tiranës. Mendoj që meritonim më shumë. Vuajtëm pas humbjes së penalltisë, mendoj se kjo ishte pika kyçe e kësaj ndeshjeje. Nëse do kishim kaluar në avantazh të dyfishtë, gjërat do ishin më të thjeshta. Tirana ka ekip me eksperiencë. Ne duhet të ruajmë qetësinë dhe të vazhdojmë përpara.

Latifi duhej zëvendësuar më herët? Nëse do të kërkojmë gabime dhe gjëra që mund t’i kishim bërë ndryshe, mendoj se do gjejmë plot sot. U munduam dhe mund të kishim marrë një pikë në këtë përballje.

Mendoj se kishim disa mundësi për të shënuar, por nuk i shfrytëzuam siç duhet. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar. A kam përgjegjësi për humbjen? Gjithmonë kam përgjegjësi, si për rezultatet pozitive dhe ato negative.

Fusha ishte në gjendje të tmerrshme, kjo ndoshta na penalizoi pak. Kishim probleme edhe në sulm. Pasi pësuam golin e dytë krijuam raste, por edhe fati na mungoi që të merrnim pikë në këtë përballje”, deklaroi trajneri i ekipit shkodran. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!