Vllaznia fitoi sot në miqësoren ndaj Tërbunit me shifrat 1-0 me gol te Latifit nga pika e bardhë e 11 metrave. Por kaq nuk mjafton për shkodranët dhe këtë e tregon qartë për mediet pas ndeshjes trajneri Thomas Brdaric, i cili kërkon përmirësim.
“Në përgjithësi jam i kënaqur. Të gjithë janë në gjendje të mirë, kanë punuar mirë, janë stërvitur shumë. Krijuam shumë raste, bëmë lëvizje. Por nuk shfrytëzuam momentet se kishim mundësi më shumë të shënonim.
U futëm mirë në lojë, taktikisht, ndjeheshim më mirë se në ndeshjet më parë. Në pjesën e parë duhej të bënim më shumë presion. Duhet që përpara të shtyjmë më shumë dhe të jemi më të saktë në pasimin e fundit.
Për mua në çdo ndeshje duhet të jemi në maksimum. Në radhë të parë duhet të punojmë fizikisht e pastaj të përgatitemi taktikisht, çdo ditë punojmë me këto gjëra.
Duhet pak më shumë shpresë te forma e mirë e të rinjve, janë afruar lojtarë të rinj dhe duhet të mësojnë lojën tonë, që nuk është e lehtë. Duhet të jenë më aktivë ndërsa bëjnë presion, gjithsesi duhet që ata të gjejnë formën më të mirë fizike.
Ne punojmë çdo ditë për pozicionet në fushë, me ata lojtarë që kemi. Mendoj se ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë herë do të bëjmë maksimumin me lojtarët që kemi.
Në çdo pozicion jemi mirë, por duhet të luftojmë që të jemi edhe më mirë, e di se çfarë duhet të bëjmë. Kur vjen një lojtar, duhet të punojmë që të luajë në pozicionin e vet.
Sot na prishi punë dëmtimi i Fangajt e Gurishtës, por nuk është diçka e rëndë. Për të rinjtë do të vendosim më vonë. Sulmi? Sot nuk kishin erën në favor e nuk ishin të qartë”, ishin fjalët e Brdariç. /abcnews.al