Vllaznia luan pas pak minutash ndeshjen e javës së gjashtë të Kategorisë Superiore ndaj Bylisit në “Loro Boriçi”. Ajo që bëhet me dije para kësaj ndeshje është fakti se trajneri Thomas Brdariç nuk do të jetë në krye të skuadrës në këtë ndeshje.
Ajo që klubi njofton për Supersport është se kroato-gjermani ka shfaqur shqetësime fizike dhe temperaturë. Si pasojë ai do të jetë jashtë skuadrës sot dhe në krye të Vllaznisë do të jetë zëvendëstrajneri Elvis Plori.
Dy ndeshjet e fundit Vllaznia nuk ka mundur të fitojë dhe sot ndaj Bylisit ata kanë mundësinë të rikthehen të triumfi dhe te kreu i renditjes pas barazimit të Partizanit ndaj Tirannës dje. /abcnews.al

