Brdaric: Dungën e presim, për Deden s’kam mesazh. Vllaznia do fitore gjithmonë

schedule12:38 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 12:38 - 29 Dhjetor, 2020

Vllaznia përballet me Tiranën nesër dhe në prag të klasikes ka dalë para mediave trajneri Thomas Brdaric. “Nesër do të luajmë në maksimumin e forcave tona, njësoj sikurse fituam me Skënderbeun 5-1. Janë ekip i mirë, por ky qe rezultati”, tha fillimisht gjermani, i cili kërkon të përqendrohen të sfida e fundit për këtë vit.

“Jemi nesër të përqendruar te ndeshja me Tiranën. Kemi dhe 24 orë deri në fillim të ndeshjes dhe nuk kam një mesazh për trajnerin. Secili ka dëshirat e tij. Është një ndeshje e rëndësishme, historikisht mes të dyja ekipeve, dhe secili do fitoren. Të gjithë duam të fitojmë”, u shpreh Brdaric.

I pyetur në lidhje me formacionin, trajneri i Vllaznisë shtoi: “Më vjen keq që Da Silva nuk është, Vazhdon të ketë probleme prej tërheqjes muskulore. Ekipi do të jetë si në ndeshjen e kaluar me Skënderbeun”.

Në lidhje me Dungën dhe lojtarët që mund të largohen, Brdaric shtoi: “Na vjen keq për çdo lojtar që na mungon në lojë. E përshëndes Dungën dhe e pyes vazhdimisht se kur do të kthehet. Largimet? Disa duan të largohen. Lekaj ka thënë për në Kosovë, Enes Isufaj, po ashtu. Ne e kemi mendjen te ndeshja e nesërme për momentin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!