Braziliani Hygor nuk i shqitet Shqipërisë, shijon bukuritë e bregdetit Jon

schedule10:18 - 9 Gusht, 2020

schedule 10:18 - 9 Gusht, 2020

Hygor Guimaraes ishte një nga brazilianët që zbaroi në Shkodër verën e shkuar, kur nënshkroi me Vllazninë dhe debutoi me një gol të bukur kundër Laçit në javën e parë të Kategorisë Superiore.

Mesfushori ka qëndruar në Shqipëri dhe po shijon pushimet në jug të vendit. Ai nuk ngurron të postojë në llogarinë e tij në “Instagram” edhe fotot së bashku me familjen e tij.

“Një ditë e mrekullueshme me dashuritë e jetës sime. Pak nga pushimet tona, më shumë se të merituara”, shkruan Hygor, i cili këtë herë ka menduar të vizitojë Ksamilin dhe duket se po kalon bukur. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CDqQg3lFkP1/?utm_source=ig_web_copy_link

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!