Brazili planifikon të vendosë kufizime për hyrjen e disa shtetasve nga Azia, të cilët kërkojnë strehim në Brazil, SHBA e Kanada. Përmes një deklarate nga zyra e shtypit të ministrisë së Drejtësisë, u njoftua se ky ndyshim do të prekë emigrantët nga Azia që kërkojnë viza për qëndrimin në Brazil.
Sipas një hetimi të kryer nga policia federale, rezultoi se këta emigrantë blejnë fluturime me ndalesa në Sao Paulo dhe në vend të shkojnë në vendin ku kanë prerë biletën, qëndrojnë në Brazil e më pas zhvendosen në veri.
/abcnews.al