Brazili synon trajnerin legjendar për stolin

schedule15:35 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 15:35 - 12 Dhjetor, 2022

Edicioni brazilian i UOL Esporte raporton se Konfederata Braziliane e Futbollit po mendon të punësojë Carlo Ancelottin ose Pep Guardiolën si trajner të ardhshëm.

Besohet se Ancelotti është i interesuar për këtë opsion. Megjithatë, ai është gati të largohet nga Real Madrid vetëm në fund të sezonit.

Sa i përket interesimit të Guardiolës, ende nuk ka asnjë informacion.

Shtojmë se Ancelotti nuk ka drejtuar kurrë një ekip kombëtar në karrierën e tij. Në fillim të viteve 1990, ai ishte ndihmës trajner me kombëtaren italiane.

Kontrata aktuale e italianit me Real Madrid skadon në korrik 2024. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!