Në 24 orët e fundit Brazili ka regjistruar 1.252 vdekje.
Ministria e Shëndetësisë së Brazilit raportoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 48.105 raste të reja më koronavirus.
Ndërkohë në Meksikë janë regjistruar 679 vdekje të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19. Në Meksikë deri më tani janë shëruar 142.593 persona të prekur me COVID-19.
Shifra të larta të personave që kanë humbur jetën ka raportuar edhe India.
Ministria e Shëndetësisë në Indi konfirmoi se në 24 orët e fundit 391 persona kanë humbur jetën.
Ndërkohë po në Indi janë shënuar 22.527 raste të reja duke e rritur në 627.168 numrin e rasteve.