Është ende shpejt për të dalë në përfundime, por e sigurtë është që rruga është ajo e duhura.
Rikthimi te Santos, aty ku hodhi hapat e para dhe u bë i famshëm në sytë e gjithë botës, duket se ishte zgjedhja e duhur për Neymar.
Sulmuesi brazilian ka rigjetur antuziazmin, por mbi të gjitha golin, që i mungonte prej 502 ditësh. Një kohë shumë e gjatë për dike që jeton pikërisht për të dërguar topin në rrjetë.
“O Ney” realizoi golin e epërsisë në ndeshjen që Santos fitoi 3-1 kundër Agua Santa.
Po ashtu, ai asistoi edhe në dyfishimin e rezultatit nga skuadra e tij.
Kjo ishte paraqitja e katërt dhe më e mira për sulmuesin, që pa rikthimit në Brazil, ndërsa ai duket se ka harruar aventurën e hidhur në Arabinë Saudite.
Pas transferimit të bujshëm nga Paris SG te Al Hilal, me ekipin saudit ai luajti vetëm 7 ndeshje dhe shënoi një gol, përpara se të niste kalvari i gjatë dhe i mundimshëm i dëmtimeve.
Tani gjërat duken ndryshe, ndërsa Neymar shpreson të rifitojë edhe kombëtaren e Brazilit me objektiv finalet e “Botërorit 2026”.
Një mision i vështirë, pasi në atëherë ai do të jetë 35 vjeç, por gjithsesi aspak i pamundur./abcnews.al