Brazili përballet me Uruguain

schedule21:21 - 27 Qershor, 2019

schedule 21:21 - 27 Qershor, 2019

Vendi organizator i Kupës së Amerikës, Brazili do të sfidojë në orët e para të së premtes kombëtaren e Paraguajit. Brazili u rendit e para e grupit A me 7 pikë të grumbulluara në 3 takime ndërkohë që Paraguai u rendit në vendin e tretë në grupin B, por siguroi kualifikimin si e treta më e mirë në këtë turne.

Brazili është favorit absolut për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës dhe shifrat flasin qartë për skuadrën e trajnerit Tite. Brazili është skuadra me mbrojtjen më të mirë në Kupën e Amerikës pasi nuk ka pësuar ende gol.

Nëse mund të llogarisim edhe cilësitë sulmuese që kanë pesë herë kampionët e botës çdo skuadër amerikano-latine do ta kishte tepër të vështirë për t’u përballur me skuadrën braziliane.

Por si pritet të rreshtohen të besuarit e trajnerit Tite. Formacioni ndaj Paraguait nuk pritet të përfshihet nga ndryshime të mëdha në krahasim me ndeshjet e kaluara.

Në portë i padiskutueshmi Alisson. Në mbrojtje Luis, Silva, Marquinhos dhe Alves.  Në dyshen para mbrojtjes priten ta nisin nga minuta e pare Alan dhe Arthur. Ndërkohë që Everton, Coutinho dhe Jesuz do të vendosen në mbështetje të sulmuesit Firminho.

Kreu i pankinës së Brazilit beson verbërisht tek sulmuesi i Manchester City Jesus edhe pse nuk shënon gol me kombëtaren që prej vitit 2017. Në ndeshjen e fundit ndaj Perusë, Jesuz humbi edhe një 11-metërsh.

Pritshmëritë janë të larta për Coutinho-n, i cili ka shënuar dy gola në tre ndeshjet e para me Brazilin. Braziliani shndërrohet në një tjetër futbollist me kombëtaren ndryshe nga çfarë paraqitet me skuadrën e Barcelonës në La Liga-n spanjolle.

Brazili konsiderohet si favorite për t’i shkuar deri në fund Kupës së Amerikës. Në rast se “seleçao” kalon në gjysmëfinale dhe Argjentina mposht Venezuelën do të shijojmë klasiken më të bukur që rezervon futbolli./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!