Brazili përballë krizës politike dhe pandemisë Covid-19

schedule16:32 - 31 Mars, 2021

schedule 16:32 - 31 Mars, 2021

Brazili ndodhet përballë dy krizave të mëdha asaj politike dhe krizës së shkaktuar nga pandemia Covid.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ndodhet në krizën më të madhe të presidencës së tij për shkak të dorëheqjes së shefave mbrojtës, pasi sipas tyre ky i fundit ka ushtruar kontroll të padrejtë mbi ushtrinë.

Theksojmë se në Brazil kanë humbur jetën rreth 314,000 persona që nga fillimi i pandemisë dhe situata epidemiologjike mbetet alarmante, ndërsa sistemi shëndetësor po shkon drejt kolapsit…

Presidenti Bolsonaro ka kundërshtuar vazhdimisht masat e bllokimit me argumentin se do të shkaktonin rrënim të ekonomisë.

Por gjithashtu popullariteti i presidentit ka rënë edhe për shkak të mënyrës së si e trajtoi Covid-19, pasi 43% e brazilianëve theksojnë se ky i fundit është fajtor për krizën e koronavirusit.

Nga ana tjetër qeveria e tij është në trazira pas dorëheqjes së ministrave të Mbrojtjes dhe ministrave të Jashtëm duke sjellë një riorganizim të kabinetit.

Tashmë presidenti shihet si një figurë përçarëse që ka ngjallur polemika si edhe komente raciste,shkruajnë mediat e huaja.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!