Brazili nis me urgjencë vaksinimin, një infermiere merr dozën e para

schedule09:07 - 18 Janar, 2021

schedule 09:07 - 18 Janar, 2021

Një infermiere ka marrë dozën e parë të vaksinës në Brazil pasi rregullatorët shëndetësorë i dhanë aprovim urgjent dy vaksinave ditën e djeshme.

Rregullatori Anvisa u dha dritën jeshile vaksinave nga Oxford-AstraZeneca dhe Sinovac të Kinës. Programi i vaksinave në Brazil ka filluar më vonë se shumë nga vendet e tjera rajonale.

Vaksnimi filloi vonë pavarësisht ashpërsisë së epidemisë së saj dhe numrit të dytë më të lartë të vdekjeve në botë, shkruan BBC, përcjell abcnews.al.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro,  është kritikuar për mënyrën sesi ka menaxhuar pandeminë, pasi Brazili ka kaluar një valë të dytë shkatërruese të virusit.

Autoritetet raportuan 551 viktima të tjera të dielën, hera e parë në gjashtë ditë që nuk kishte arritur më 1,000.

Në tërësi, më shumë se 209,000 vdekje si pasojë e Covid janë regjistruar në Brazil, një shifër totale e papërpunuar e tejkaluar vetëm nga SHBA.

Mbi 8.4 milion infeksione janë konfirmuar që nga fillimi i pandemisë,  numri i tretë më i lartë në botë. g.v/abcnews.al