Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Brazili kthehet te “Samba”/ Skuadra e Ancelotti mundi me lehtësi 3-0 Kilin në “Maracana”

schedule12:46 - 5 Shtator, 2025

schedule 12:46 - 5 Shtator, 2025

Kohët e vështira duket se kanë përfunduar. Brazili kthehet të shkëlqejë në futboll pas uljes në pankinë të Carlo Ancelotti.

Pesë herë kampionët e botës shpërblyen të gjitha pritshmëritë e tifozëve të tyre duke fituar 3-0 kundër Kilit në sfidën e fundit në shtëpi për kualifikueset e Botërorit 2026.

Në mitkun “Maracana”, vendasit mbyllën pjesën e parë me epërsinë minmale pas golit të Estevao në minutën e 38-të.

Në fraksionin e dytë, te besuarit e Ançelotti vranë përfundimisht garën duke gjetur edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës.

Lukas Paqueta realizoi golin e dytë dhe të qetësisë për brazilianët. Vetëm katër minuta më pas ishte mesfushori tjetër, Bruno Guimaraes që vulosi fatin e sfidës.

Brazili e kishte siguruar më parë biletën e tij për në finalet e Botërorit 2026, por me këtë fitore është ngjitur në vendin e dytë në renditjen e kualifikueseve të zonës së Amerikës së Jugut.

Po ashtu, suksesi i fundit ruan ecurinë pozitive të “Selecao” me Ancelotti në pankinë. Në tre ndeshjet e para me “Selecao”, tekniku italian ka dy fitore dhe një barazim.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!