Brazili dhe Meksika shënojnë rekorde vdekjesh nga koronavirusi

schedule08:42 - 31 Gusht, 2020

schedule 08:42 - 31 Gusht, 2020

Amerikën Latine vijon të jetë një vatër e madhe infeksioni e koronavirusit. Brazili ka raportuar se në total kanë vdekur nga Covid19, në këtë shtet,  120 896 individë.

Numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë shtetin brazilian ka shkuar në 3 862 311 shtetas.

Situatë dramatike në shifra paraqitet edhe në Meksikë, ku numri i të vdekurve ka shkuar në 64 158. Meksika ka shënuar gjithsej 595 841 njerëz të infektuar me Covid19.

Ndërkohë, në të gjithë botën, janë infektuar deri tani 25 387 330 vetë. Nga ky virus në të gjithë globin kanë humbur jetën 850 600 persona.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!