Brazil kapen 3.6 ton kokainë

schedule09:32 - 20 Shtator, 2023

schedule 09:32 - 20 Shtator, 2023

Një sasi e madhe droge është sekuestruar nga policia e Brazilit. Mediat e huaja shkruajnë se marina e Brazilit  ka sekuestruar 3.6 tonë kokainë, në një varkë me motor që lundronte në brigjet e shtetit Pernambuco (në verilindje).

Në njoftimin përkatës, marina braziliane thotë se ndaloi një varkë të vogël me motor, një nga ato që përdoren zakonisht për të transportuar pasagjerë dhe mallra përgjatë bregdetit të vendit.

Varka, e cila u tërhoq përfundimisht në portin e Recife, kishte pesë persona në bord, të cilët ishin nisur për në Afrikë.

Që nga viti 2020, më shumë se 17 ton kokainë, 4.3 ton hashash, 14 ton marihuanë, 695 ton cigare kontrabandë, 113 ton peshk dhe tre ton lëndë drusore janë kapur në operacionet e marinës braziliane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!