Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bratislavë, mblidhen ministrat e Mbrojtjes të Europës Qendrore/ Vengu: Shqipëria, ndërtuese stabiliteti dhe sigurie në rajon

schedule14:27 - 23 Shtator, 2025

schedule 14:27 - 23 Shtator, 2025

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në Bratislavë të Sllovakisë, ku janë mbledhur ministrat e Mbrojtjes të Europës Qendrore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu u shpreh se Shqipëria është ndërtuese stabiliteti dhe sigurie në rajon.

“Bratislavë | Mbledhja e Ministrave të Mbrojtjes të Europës Qendrore në një moment kritik për sigurinë e kontinentit.

Një moment për të ritheksuar kohezionin dhe solidaritetin tonë me aleatët tanë në krahun lindor.

Me 500+ trupa në misionet e NATO-s & BE-së, me investime në industrinë tonë të mbrojtjes (municione, dronë, artileri, mjete të blinduara etj.), në infrastrukturën kritike dhe me forcimin e mbrojtjes civile, 🇦🇱Shqipëria dëshmon se është një ndërtuese stabiliteti dhe sigurie në rajon.

Prioritetet tona për fuqizimin e Mbrojtjes dhe ato të anëtarësimit në BE shkojnë krah për krah. Mirënjohës kolegëve të Europës Qendrore për mbështetjen e palëkundur në këtë drejtim.”, shkruan Vengu në Facebook./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!