Braktisi forcat e NATO-s për të luftuar në Ukrainë, burgoset ushtari britanik

schedule10:27 - 5 Korrik, 2023

schedule 10:27 - 5 Korrik, 2023

Një ushtar britanik, i cili braktisi forcat e NATO-s në Estoni për të luftuar në Ukrainë, është burgosur. Alexander Garms-Rizzi është dënuar me 12 muaj në një qendër paraburgimi ushtarak pasi braktisi njësinë e tij dhe kaloi kufirin e Estonisë për të luftuar me  forcat ukrainase.

Një gjykatë ushtarake tha  se 21-vjeçari kishte kundërshtuar urdhrat dhe kishte krijuar një rrezik sigurie.

“Urdhëri për të mos shkuar në Ukrainë nuk mund të ishte më i qartë. Urdhri ishte që ai të qëndronte atje për të mbrojtur forcat britanike dhe shtetin që të mos tërhiqeshin zvarrë në konflikt”, tha gjykatësi.

/abcnews.al