KOSOVË- Një grua është arrestuar në Hajvali të Kosovës pasi braktisi fëmijët e saj. Sipas Policisë, gruaja ka kërkuar që fëmijët t’i dërgojë te ish-bashkëshorti i saj.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në paraburgim”, bëhet e ditur në njoftim.
Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për të zbardhur motivet e vërteta, që kanë detyruar nënën t’i braktisë fëmijët e saj.