TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për nënën nga Pogradeci, e cila braktisi foshnjën në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit.
Ndonëse, fëmija u gjet i gjallë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në spital, ai nuk mundi të mbijetojë përkundër përpjekjeve të mjekëve.
Në dëshminë e saj para efektivëve, 30-vjeçarja ka thënë se nuk është e martuar dhe ky fëmijë ishte i pari që sillte në jetë.
Ajo pretendon se është detyruar të fshehë shtatzëninë për shkak të opinionit publik dhe familjarëve pasi nuk ishte e martuar/ n.m.abcnews.al