Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim ka përfunduar në prangat e policisë. Mësohet se në muajin mars të vitit 2023, ai braktisi automjetin me të cilin transportonte në aksin rrugor “Tuneli-Morinë”, 18 sirianë.
Këta shtetas synonin të kalonin ilegalisht kufijtë.
Njoftimi i Policisë:
Në muajin mars 2023, braktisi automjetin me të cilin transportonte në aksin rrugor “Tuneli-Morinë”, 18 sirianë, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari i shpallur në kërkim.
Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, si dhe i shkëmbimit të tyre me strukturat e Policisë së Kukësit, Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve e DVP Shkodër, lokalizoi në Shkodër, kapi dhe vuri në pranga shtetasin 21 vjeç.
21-vjeçari, me masë sigurie “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Kukësit, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, u shpall në kërkim në muajin mars të vitit 2023, në kuadër të operacionit “Kalimashi”, sepse braktisi automjetin me të cilin u konstatua duke transportuar në aksin rrugor “Tuneli-Morinë”, 18 emigrantë nga Siria, të cilët synonin të kalonin ilegalisht, kufijtë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al