“Braktiseni bufin dhe kënetën”/ Rama me shqiptarët në Kretë: Më 11 maj, të gjithë kuq e zi

schedule18:21 - 29 Mars, 2025

schedule 18:21 - 29 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për ta braktisur Sali Berishën në zgjedhjet e 11 majit dhe për të votuar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Nga Kreta, në takimin me diasporën, Rama u shpreh se më 11 maj, të gjithë shqiptarët duhet të votojnë kuq e zi.

“Ta braktisim bufin, ta braktisim kënetën, për një moment fanelën partiake dhe të vishen të gjithë kuqezi më 11 maj. Në 1992, jam i bindur që ka plot njerëz që janë këtu sot, nuk kanë qenë me PD dhe në 1992 kanë votuar për PD, jo sepse ishin anëtarë, apo se i pëlqente bufi kur ishte i ri, por sepse në atë moment në histori, ishte forca e duhur, në kohën dhe vendin e duhur. E njëjta është edhe në 11 maj,. Nuk ke nevojë për të qenë socialist për të votuar skuadrën tonë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!