Organizatorë të krizës në Rinas, zyrtarizohet urdhër ndalimi për tre kontrollorët

schedule11:26 - 8 Prill, 2021

schedule 11:26 - 8 Prill, 2021

Është zyrtarizuar urdhër ndalimi për tre nga kontrollorët e trafikut ajror në aeroportin Nënë Tereza. Bëhet fjalë për Armando Fezgën, Flora Ndrecën dhe Muhir Mezinin.

Një prej tyre është kreu i sindikatës, përgjegjësja e turnit ndërsa tjetri është i shoqëruari i parë në lidhje me ngjarjen. Në prokurori janë kallëzuar vetëm organizatorët e asaj që tashmë konsiderohet si grevë nga ana e autoriteteve, ndërsa rrezikojnë deri në 7 vite burg.

Ndërkohë, përballë ambienteve të Drejtorisë së Policisë Tiranë ndodhen kryesisht familjarë të të ndaluarve. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!