Braktisen fshatrat në Bestrovë të Vlorës, nuk ka drita, ujë e rrugë

schedule14:43 - 10 Nëntor, 2019

schedule 14:43 - 10 Nëntor, 2019

Të gjitha fshatrat në njësinë administrative të Vlorës po boshatisen. Por banorët tregojnë se kryesisht largimi ka ndodhur për mungesën e kushteve të jetesës.

Jo më shumë se katër vite më parë njësinë administrative Bestrov numëroheshin  3500 banorë, pjesa më e madhe e tyre deri në 40 vjeç. Tashmë në këtë zonë të Vlores kanë mbetur 2000 banorë të ndarë në 800 familje, ku mbizotërojnë mosha e tretë. Arsyet të cilat i kanë çuar ata të zhvendosen kryesisht ka qene mungesa e  ujit të pijshëm, energjia elektrike e cila ndërpritet shpesh, si dhe rruga në hyrje të fshatit, e cila me krijimin e autostradës Levan Vlorë tashmë ka dalë jashtë funksionit duke i lënë këto lagje të Vlorës, 1.5 km larg qytetit, si të harruara.

ABC News u  interesua për problemin e ujit të pijshëm dhe për energjinë, por nuk mori ndonjë pergjigje pozitive.

Rrjeti i amortizuar i ujit të pijshëm si dhe shtyllat e tensionit të lart të cilat janë ndërtuar vite më parë tashmë janë amortizuar dhe janë pengesa kryesore e cila shkakon këto problematika.

Autoritetet përkatëse thanë se ende nuk ka një fond të posaçëm për investimet në këto dy sektorë, ndërsa  jashtë investimeve edhe në buxhetin e bashkisë Vlorë 2019-2020 është lënë edhe rruga lidhëse në hyrje të këtyre njësive administrative me qytetin e Vlorës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!