Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Braktis drogën në kufi/ Vermicë, arratiset trafikanti, hodhi 21 kilogramë kanabis

schedule12:36 - 21 Gusht, 2025

schedule 12:36 - 21 Gusht, 2025

I ka shpetuar policise se Kosoves por ka braktisur ne vend nje çante me 21 kilograme droge.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30 sipas njoftimit zyrtare te Policise se Kosoves në vijën e gjelbër kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pjesën e Vermicës.

Personi i dyshuar si trafikant ka tentuar të hyjë në territorin e Kosovës përmes vijës së gjelbër. Në atë moment ai është ndeshur me njësitë antidrogë të Policisë së Kosovës, të cilët ndodheshin në operacion dhe në veshje civile.

Sapo është vënë re nga policët dhe pasi ata janë prezantuar si pjesë e njësisë antidrogë, i dyshuari i ka drejtuar armën efektivëve, por nuk ka mundur te qelloj drejt tyre, ka braktisur çantën dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Dyshimet jane se ai eshte larguar në drejtim të Shqipërisë.

Pas kontrollit të çantës së lënë në vendngjarje, u konstatua se brenda saj ndodhej një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike, rreth 21 kilogramë marihuanë.

Policia ka nisur hetime të mëtejshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, ndërsa rasti është cilësuar si tentativë për trafikim të lëndëve narkotike dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë.  / ABCNEWS.AL /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!