Braida paralajmëron Milanin: Ardhja e Rangnick përbën rrezik, Ibra të qëndrojë

schedule14:39 - 20 Korrik, 2020

schedule 14:39 - 20 Korrik, 2020

Shumë po flitet për Milanin e sezonit të ardhshëm, ku pritet që në drejtimin e kuqezinjve të vijë Ralf Rangnick. I fundit që ka reaguar për këtë temë është ish-drejtori sportiv i Milanit dhe Barcelonës, Ariedo Braida. Italiani deklaron se ardhja e gjermanit në stolin e Milanit mund të jetë e rrezikshme, pasi ai nuk e njeh aspak futbollin italian.

“Të jem i sinqertë, Milani po bën mirë në ndeshjet e fundit. Skuadra po reagon shumë mirë që nga rifillimi i kampionatit dhe gjërat po shkojnë vaj. Për sa i përket Rangnick, ardhja e tij do të ishte një risk i madh pasi ai nuk e njeh aspak Seria A. Sigurisht ai ka bërë mirë në Gjermani, por gjërat janë ndryshe në Itali,” deklaron 74-vjeçari për “Radio Rai”, teksa ndalet edhe te Zlatan Ibrahimovic.

“Ibrahimovic i duhet Milani, pasi një lojtar si ai të jep fitoren kur askush tjetër nuk e bën. Suedezi kërkon më shumë minuta dhe në ditët e sotme është e vështirë të gjesh një sulmues si ai. Rikthimi im në Itali? Do të më pëlqente, por nëse nuk marr ndonjë telefonatë të rëndësishme do të vazhdoj t’i shikoj ndeshjet nga televizori,” mbyll Braida. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!