Kreu i ri i SPAK, Klodian Braho prezantoi në KLP vizionin e tij për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Braho tha se do të forcojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Para anëtarëve të KLP, Braho tha se do të fokusohet në organizimin e institucionit me qëllim mbrojtjen e pavarësisë së prokurorëve.
Braho tha se duhet të merren masat e nevojshme për krijimin e një njësie taktike, që për çështje të caktuara BKH ta realizojë vetë ekzekutimin e masave të sigurisë, pa Policinë e Shtetit.
Klodian Braho foli në lidhje me fenomenin e qarkullimit të dosjeve në media duke thënë se do të ketë hetim penal për nxjerrje sekreti hetimor.
Gjate pyetjeve nga anëtarët e KLP-së Braho u vu para dy zgjedhjeve. Ai u pyet nëse do të zgjidhte stabilitetin e vendit apo vënien në vend të drejtësisë teksa hetonte një çështje.
Ajo çka ra ne sy ishte fakti që tashmë kreu i ri i SPAK tha se kanë nisur hetime për prokurorë ndersa u pyet dhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me sekuestrimet e aparateve celulare. / abcnews.al /

