Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Brahim Diaz rikthehet te Real Madrid

schedule17:10 - 1 Qershor, 2023

schedule 17:10 - 1 Qershor, 2023

Mesfushori sulmues Brahim Diaz rikthehet te Real Madrid. Klubi madrilen po llogarit te lojtari në sezonin 2023/2024, pavarësisht përpjekjeve të Milanit për ta blerë atë, raporton Relevo.

Kontrata aktuale e Diaz me Real Madridin është deri në fund të sezonit 2024/2025. Madridi tashmë është duke punuar për të zgjatur marrëveshjen me mesfushorin, i cili është i huazuar për Milanin për tre sezone.

Braim Diaz do të mbushë 24 vjeç këtë verë. Për Milanin në sezonin 2022/2023, spanjolli luajti 44 ndeshje në të cilat shënoi shtatë gola dhe u dha gjashtë asistime shokëve. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!