Brahim Diaz: Real Madrid është Shën Valentini im, jam i dashuruar me këtë ekip

schedule11:52 - 14 Shkurt, 2024

schedule 11:52 - 14 Shkurt, 2024

Brahim Diaz ishte heroi i Real Madrid mbrëmjen e së martës, ku me golin e tij të mrekullueshëm i dha fitoren spanjollëve ndaj Leipzig.

Pranë fundit të ndeshjes, spanjolli pati një shqetësim në pulpën e djathtë dhe u zëvendësua duke u larguar me një qese me akull në zonën e dëmtuar, por në fund i qetësoi të gjithë.

“Vura re një tendosje të lehtë, një problem i vogël. Ende nuk dimë asgjë rreth shkallës së dëmtimit, por unë jam duke ecur mirë dhe ishte më shumë frika se çdo gjë tjetër.

Reali? Jam shumë i lumtur këtu. Nesër (sot) është dita e të dashuruarëve dhe unë jam i dashuruar me këtë ekip”, është shprehur talenti spanjoll./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!