Brahim Diaz është në planet e Milanit edhe për sezonin e ardhshëm, por për të ndodhur kjo gjë duhet arritur marrëveshja me Real Madrid.
Mesfushori me tipare sulmuese, autor i katër golave në Serie A këtë sezon, është nën kontratë me spanjollët dhe huazimi i thatë te Milani i përfundoi më 30 qershor.
Mediat në Itali zbulojnë edhe formulën e kuqezinjve për ta mbajtur në skuadër Brahim Diaz. Milani po tenton ta huazojë për një vit.
Jo vetëm kaq, por synohet edhe përfshirja e një klauzole që u jep të drejtën për ta blerë sezonin e ardhshëm.
Reali nga ana tjetër është i pritur për të arkëtuar para që këtë verë. Vetë Diaz pret të mësojë zhvillimet e fundit te spanjollët, për të pasur një ide më të qartë për të ardhmen. /abcnews.al

