Brahim Diaz ka vendosur, lojtari i Real Madrid do të përfaqësojë kombëtaren e Marokut dhe jo atë të Spanjës

schedule10:24 - 11 Mars, 2024

schedule 10:24 - 11 Mars, 2024

Talenti i Real Madrid, Brahim Diaz, ka vendosur të përfaqësojë kombëtaren e Marokut dhe jo atë të Spanjës. Ish-lojtari i Milanit ka qenë aktivizuar me fanellën e kombëtares së Spanjës U17, U19 dhe U21, ndërsa debutimin e tij me kombëtaren A e bëri më 8 qershor 2021, madje duke shënuar edhe një gol.

Tashmë, duke parë vështirësitë për të kontribuar me fanellën e kombëtares Iberike, Brahim Diaz ka vendosur të përfaqësojë atë të Marokut, ku do të gjejë edhe shumë yjë të tjerë si Hakimi apo Ziyech.

Federata e Futbollit të Marokut është tepër e lumtur dhe po përgatit një festë të madhe për këtë vendim përfundimtar të lojtarit. Kërkesa zyrtare për të ndryshuar kombëtare është bërë dje dhe Maroku tashmë po merren me dokumentat përkatëse./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!