Brahim Diaz ka qenë titullar për Milanin në ndeshjet e fundit dhe trajneri Stefano Pioli ka shpjeguar pse ka bërë diçka të tillë dhe gjithçka lidhet me pozicionin e ri të Calhanoglu, i cili zakonisht është aktivizuar pas sulmuesve.
“Brahim po paraqitet shumë mirë, por kam zgjedhur ta aktivizoj atë pasi doja që Calhanoglu ta zhvendosja në të majtë”, tregon me sinqeritet trajneri i Milanit.
“Më atë lëvizje mbrohemi më mirë në krahun e majtë dhe jemi më të fortë”, shton Pioli, i cili në ndeshjet e fundit kishte parë një problem te skuadra e tij.
“Për shembull, kundër Beneventos po luanim mirë kur kishim topin, por jo kur e humbnim zotërimin. Më besoni që ky është vendimi më i rëndësishëm”, përfundon trajneri italian i Milanit. /abcnews.al