Në media të ndryshme ndërkombëtare, po përflitet se Brad Pitt ka një flirt me këngëtaren 36-vjeçare, Andra Day, me të cilën janë njohur gjatë “Oscar 2021”.
Thuhet se kjo gjë ka ndodhur në një kohë, kur aktori sapo ka fituar betejën ligjore me Angelina Jolie për kujdestarinë e fëmijëve.

Një burim për ‘Mirror’ ka zbuluar që Brad iu afrua Andras pasi e kishte studiuar gjatë atë.
’’Kanë flirtuar në backstage e besojmë që kanë shkëmbyer edhe numrat e celularit. Mund të jetë edhe për punë, por një nga miqtë e Brad ka folur për faktin që të dy mund të jenë një çift i bukur’’.
Kujtojmë se para pak kohësh, Angelina Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës./abcnews.al


