Braçe: Tregu i karburanteve ka veprimtari kriminale, po adaptojmë sistem gjurmimi

schedule20:25 - 12 Shtator, 2019

schedule 20:25 - 12 Shtator, 2019

 “Sistem gjurmimi për çdo pikë karburanti që hyn në Shqipëri, për të mbrojtur qytetarët dhe brenda 6 muajve të kemi kontroll të plotë të gjitha pikat e karburanteve në cilësi dhe sasi”. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka deklaruar në studion e Mbrëmje në ABC Neës të Mirela Milorit.

Sipas tij në tregun e karburanteve ka më shumë veprimtari kriminale.

“Jemi marrë me tregun e karburanteve që është shumë i madh dhe formalizimi duhet të ishte A-ja. Në atë treg ka veprimtari kriminale. Hetimi i krimit ekonomik dhe prokuroria do i shkojnë deri në fund.

Jemi duke punuar për sistem gjurmimi për çdo pikë karburanti që hyn në Shqipëri, për të mbrojtur qytetarët, atë të mishelimit të karburanteve në sasi dhe djegie që brenda 6 muajve të kemi kontroll të plotë në cilësi dhe sasi. Cilësia mizerabël e disa segmenteve të tregut apo njësia e shitur në disa segmente do të thotë çmim i rritur përtej asaj që është në tabelë”.

I pyetur nëse është telefonuar nga njerëz të fuqishëm gjatë aksionit të informalitetit, Braçe thotë se e vetmja gjë që kërkon është ligjërimi i transaksioneve.

Milori: Ju ka rënë telefoni nga njerëz të fuqishëm?

Braçe: Zero, fare. Unë e kam përsëritur që nuk kërkojmë asgjë vetëm të ligjërojnë çdo transaksion që kryejnë. Nuk duam as rryfshet, apo të paguajnë punonjës tatimi, doganier apo inspektor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!