Braçe thumbon: Vetëm Tirana numëron si në baste, Sormani na braktisi

schedule09:44 - 11 Korrik, 2020

schedule 09:44 - 11 Korrik, 2020

Erion Braçe nuk mund të mos reagonte pas derbit me Tiranën, klubi që iu kujton atë që të kuqtë u bënë një vit më parë, kur e fituan titullin në shtëpinë e tyre. Sigurisht shigjetimet, duke përdorur edhe teatrin në ndeshjen me Bylisin, nuk kanë munguar. Në fund, por jo nga rëndësia, Adolfo Sormani, trajneri italian që nuk e drejtoi Partizanin në derbi. “Nuk e meriton më Partizanin”, një mesazh i qartë për italianin, që me gjasa e ka mbyllur aventurën e dytë me të kuqtë.

POSTIMI I BRAÇES – Ju nuk do jeni kurrë si ne! Tani shkoni e merrni titullin tuaj me Ballshin, aty ku parapagoi basti juaj! A e mbani mend? E morëm titullin duke ju mundur ju, në shtëpinë tuaj, me nder e dinjitet, duke u ngjitur shumë lart! Ju kurrë nuk do arrini këtë!

As në fushë, as në stadiumin tuaj, madje madje as në statistikat e yllit tuaj, tamam atij që ju numëron gjatë fashizmit, ju shuan pastaj dhe ju numëron përsëri këto 30 vitet e fundit; A janë 100 vite këto? Veç kështu ju dilni fitues!

Si thatë? 1 pikë sot ishte si 3 pikë! Vetëm ju numëroni si në baste! Zgjohuni! Është ndryshe! 5 lojtarë të sëmurë, të munguar, një ekip nën shokun e sëmundjes, por kurrë nuk u ankuam, nuk refuzuam, nuk ikëm, qëndruam, luftuam deri në fund!

#KY ËSHTË PARTIZANI  #KY ËSHTË KARAKTERI! Tani dy fjalë më shumë; Kurrë, po kurrë nuk ka ndodhur që #PARTIZANIN ta braktise kush në mes të betejës! Kurrë! E braktisen tre të huaj që janë trajtuar këtu, në këtë vend, në këtë shtëpi, jo si punëtorë nën kontratë, por si miq nën zakonin më të mirë të shqiptarit-shtëpia ime është shtëpia e mikut!

ATA NUK E MERITOJNE ME PARTIZANIN! Nuk ikën prej sëmundjes, nuk braktisen betejën nga frika e infektimit; Kujtohuni, këta e nisën stërvitjen ende pa u hapur vendi nga karantina plotësisht. I TREMBI DERBI! I TREMBI REZULTATI I TIJ! Ikën pa provuar, pa luftuar, pa besuar tek #PARTIZANI! Ndaj nuk e meritojnë #Partizanin, nuk i meritojnë këta djem! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!